
Në një botë të mbushur me zhurmë digjitale, vëmendja është pasuria më e çmuar që kemi, thotë ekspertja e neuro-shkencës dhe formimit të zakoneve, Jodie Jackson. Sipas saj, mënyra si e drejtojmë vëmendjen përcakton cilësinë e jetës sonë.
“Koha merr kuptim vetëm nga vëmendja. Ajo vendos se si e kalojmë ditën, çfarë shohim, si ndihemi dhe çfarë krijojmë në jetën tonë”, thekson Jackson.
Në librin Stolen Focus të Johann Hari, theksohet se po jetojmë një “krizë të vëmendjes”, ku aplikacionet dhe algoritmet janë krijuar për të kapur dhe shfrytëzuar fokusin tonë. Kjo, sipas hulumtimeve, kushton shtrenjtë: edhe një ndërprerje e vogël, si një njoftim, mund të marrë deri në 23 minuta që të rikthehemi në përqendrim të thellë.
Jackson sugjeron tre hapa praktikë për ta rimarrë kontrollin mbi vëmendjen:
- Identifikoni çfarë po jua vjedh fokusin – aplikacionet, zakonet ose ambientet që ju shpërqendrojnë.
- Mbroni mendjen tuaj – vendosni kufij me pajisjet, fikni njoftimet e panevojshme dhe krijoni zona pa telefona.
- Keni një qëllim të qartë – një synim i fortë dhe i lidhur emocionalisht e bën fokusin më të lehtë dhe natyral.
“Vëmendja është si një valutë e re – shpërndahet çdo ditë. Nëse e drejtoni tek frika, ajo shumëfishon ndarjet. Nëse e drejtoni tek zgjidhjet, shumëfishon mundësitë”, thotë Jackson.
Ajo shton se mbrojtja e vëmendjes është një akt i thellë vetë-respekti dhe se kur më shumë njerëz zgjedhin ta përdorin atë me vetëdije, ndryshon jo vetëm realiteti individual, por edhe kultura kolektive.
KAQPATA