Ushtarët turq të KFOR-it kanë realizuar patrullim të përbashkët me personelin e Gardës Skoceze të Britanisë së Madhe, të vendosur në Kosovë.
Nga KFOR është bërë e ditur se aktivitete të tilla kanë për qëllim mbajtjen e një pranie të dukshme dhe të paanshme, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit situativ, duke kontribuar kështu në sigurinë e përgjithshme në rajon.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes në çdo kohë. KFOR-i punon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftim.
Ky patrullim i përbashkët vjen në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të garantuar stabilitetin dhe qetësinë në Kosovë.
KAQPATA