Policia e Kosovës ka njoftuar se nesër, më 26 shtator 2025, do të organizojë ceremoninë e shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta ilegale. Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e kompanisë Metal 05 SH.P.K. në fshatin Prelez, në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në Kosovë, Nuno Queirós, përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë, si dhe diplomatë nga ambasadat e Gjermanisë, Francës, Suedisë, Mbretërisë së Bashkuar, Holandës e Norvegjisë. Të pranishëm do të jenë gjithashtu edhe zyrtarë të lartë institucionalë.
Ky aktivitet mbështetet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes Programit të Kosovës për Siguri (KSSP), me financim nga Gjermania, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda dhe Norvegjia. Po ashtu, projekti mbështetet edhe nga programi rajonal IPA, financuar nga Komisioni Evropian dhe i zbatuar nga SEESAC, i cili synon forcimin e luftës kundër posedimit të paligjshëm, keqpërdorimit dhe trafikimit të armëve të vogla dhe të lehta në Ballkanin Perëndimor.
KAQPATA