Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë, vizitoi familjen e heroit Afrim Bunjaku dhe më pas bëri homazhe te varri i tij. Ai tha se rënia e rreshterit Bunjaku ngriti Republikën e Kosovës si shtet që i del zot vetvetes.
Kurti i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e konsiderojë Serbinë shtet normal, përderisa nuk dorëzon 45 të akuzuarit për sulmin, të udhëhequr nga Millan Radojçiq dhe të mbështetur nga Beogradi zyrtar.
“Duhet të dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës, ku ka aktakuzë dhe panumër fakte për përfshirjen e tyre në këtë vrasje dhe sulm agresor”, theksoi Kurti.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shtoi se 24 shtatori i vitit 2023 ishte një ditë e dhimbshme, por që u shndërrua në njërën nga më krenaret në historinë e Kosovës, falë qëndresës së Policisë së Kosovës.
Në nderim të heroit Afrim Bunjaku, në orën 15:00 në Prishtinë u organizua një akademi përkujtimore.
KAQPATA