
Një vajzë 15-vjeçare u hodh nga kati i katërt i banesës së saj, pasi ishte përballur me ofendime dhe bullizim nga shokët e shkollës. Babai i saj ka treguar se para ngjarjes, e bija ishte kthyer nga shkolla dhe kishte rrëfyer se disa bashkëmoshatarë e kishin fyer duke i thënë se ishte “e shpifur”.
“Një djalë dhe një vajzë i kishin thënë që je e shpifur”, ka thënë ai mes lotësh, duke shtuar se e bija ishte dukur shumë e tronditur.
Familja ka treguar se në momentin e ngjarjes po festonin ditëlindjen e djalit më të vogël, ndërsa vajza ishte shtrirë në krevat. Pak çaste më vonë, u dëgjua zhurma e rëndë e rënies nga ballkoni.
Ngjarja ka tronditur familjen dhe komunitetin, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rrethanat.
KAQPATA