
Një ngjarje e rëndë është raportuar sot në Qafë Gjashtë, ku një person është rrëmbyer nga disa individë ende të paidentifikuar. Policia ka marrë informacionin menjëherë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Sipas burimeve paraprake, i rrëmbyeri është shtetasi me inicialet F. M., i cili është marrë me forcë. Dyshohet se motivi i pengmarrjes lidhet me larje hesapesh.
Forcat e shumta policore ndodhen në zonë dhe janë angazhuar për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre. Disa persona janë tashmë në listën e të dyshuarve dhe pritet që zhvillimet e mëtejshme të sqarojnë këtë ngjarje.
KAQPATA