
Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prizrenit ka njoftuar se të enjten, më 25 shtator 2025, do të bllokohet rruga “Agim Shala” – e njohur si Transiti i Ri – për shkak të punimeve infrastrukturore në dislokimin e kabllove ajrore.
Sipas njoftimit, bllokimi do të zgjasë nga ora 06:00 deri në 12:00, ndërsa segmenti i prekur është nga rrethrrotullimi i rrugës “Enver Hadri” dhe “Kastriotët” deri te rrethrrotullimi në rrugën “Ismail Kryeziu” në lagjen Arbana.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion që të shmangin këtë aks rrugor gjatë orëve të punimeve, në mënyrë që procesi të përfundojë pa vonesa dhe pengesa.
“Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e komunës.
KAQPATA