
Policia e Kosovës ka vlerësuar lart rezultatet e raportit ndërkombëtar Gallup Global Safety Report 2025, që e rendit Kosovën të tretën në nivel global dhe të parën në Evropë për ndjenjën e sigurisë dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.
Sipas Policisë, ky sukses reflekton përkushtimin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme nga qytetarët, institucionet vendore dhe partnerët strategjikë ndërkombëtarë. Rezultatet konfirmojnë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e tjera të sigurisë, duke krijuar një sistem gjithëpërfshirës për garantimin e rendit dhe sigurisë në vend.
Policia thekson se ky vlerësim ndërkombëtar dëshmon përkushtimin e saj në forcimin e partneritetit me komunitetin dhe rritjen e besimit të qytetarëve në punën e saj.
KAQPATA