Dy vëllezër janë arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:00.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, vëllezër, pasi që pas një mosmarrëveshjeje kanë kanosur njëri-tjetrin”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia nuk ka bërë të ditura detaje shtesë lidhur me motivet e konfliktit apo rrethanat e incidentit.
KAQPATA


