
Njësia e hetimeve policore në Shtërpcë, në bashkëpunim me njësinë “Qendra” në Prishtinë, ka kryer një kontroll në një vilë në Brezovicë pas dyshimeve për posedim të armëve.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar:
- Një pushkë automatike
- Dy pushkë ajrore
- Pesë karikatorë për pushkë automatike
- Njëzetë e një fishekë të kalibrave të ndryshëm
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti është iniciuar si: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, duke u proceduar sipas ligjit.
Megjithatë, i dyshuari nuk është gjetur në vendngjarje dhe mbetet në kërkim nga autoritetet. Hetimet vazhdojnë për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rastit.
KAQPATA