
Policia e Kosovës ka njoftuar se një mashkull kosovar, i plagosur më 18 shtator në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku ishte duke u trajtuar.
“Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima, i cili po merrte trajtim mjekësor, ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion,” thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
KAQPATA