
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në New York, ka takuar ndihmëssekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.
Gjatë takimit, Osmani ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike dhe ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në vend.
“Patëm kënaqësinë të takohemi me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge. Gjatë takimit, ritheksova mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Aleancë”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.
Presidentja Osmani do të qëndrojë në New York deri më 29 shtator për të ndjekur sesionin e 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
KAQPATA