
Reperja me famë botërore, Cardi B, ka sjellë sërish emocion tek shqiptarët, duke u shfaqur e mbështjellë me flamurin kuqezi gjatë një eventi madhështor në kuadër të promovimit të albumit të saj të ri “Am I the Drama?”.
Pamjet, të shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë momentin kur artistja pozon me Drinon, një të ri shqiptar, ndërsa gjesti i saj ndezi menjëherë reagime e krenari te publiku shqiptar në mbarë botën.
Ky nuk është rasti i parë që Cardi B shfaq afërsinë me shqiptarët. Kohë më parë, ajo u bë virale pasi pyeti me humor një djalë shqiptar për përkthimin e emrit të saj në shqip. Tani, me flamurin kombëtar, reperja duket se po e forcon edhe më shumë këtë lidhje, duke fituar zemrat e një komuniteti që e ndien tashmë si “të vetën”.
KAQPATA