
Turqia ka vendosur të heqë tarifat shtesë ndaj disa produkteve të importuara nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë pijet alkoolike, veturat, duhanin dhe produktet kozmetike.
Ministria e Tregtisë njoftoi se vendimi erdhi pas përparimit pozitiv në negociatat me SHBA-në dhe konsultimeve në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë. Tarifat ishin vendosur në vitin 2018 si kundërpërgjigje ndaj masave amerikane mbi çelikun dhe aluminin.
Ankaraja theksoi se marrëdhëniet ekonomike mbeten një shtyllë kryesore e dialogut strategjik mes dy vendeve, duke synuar objektivin e 100 miliardë dollarëve në tregtinë dypalëshe.
Ky vendim i Turqisë vjen në prag të takimit të presidentit Recep Tayyip Erdogan me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
KAQPATA