
Dy persona kanë humbur jetën në një aksident tragjik trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në magjistralen Pejë–Prishtinë, në fshatin Zajm të Klinës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00, ku janë përfshirë një kamion, një kombi dhe një veturë me targa vendore.
Si pasojë e përplasjes së rëndë, dy persona ndërruan jetë në vendin e ngjarjes, gjë që u konfirmua nga ekipi mjekësor. Dy të tjerë pësuan lëndime trupore dhe u dërguan për trajtim në Spitalin e Pejës.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, emergjenca si dhe njësiti i zjarrfikësve. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupat e pajetë të viktimave u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Ky aksident i rëndë është një kujtesë e dhimbshme për rrezikun e madh që bart komunikacioni rrugor, duke lënë familje të thyera e dhimbje të pashlyeshme pas.
KAQPATA