
Në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit, sipas raportimeve nga Policia e Kosovës.
- Prishtinë (00:00) – Një burrë u arrestua pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes. Nga vendi i ngjarjes u konfiskua një pistoletë.
- Gllogoc (18:00) – Një burrë u arrestua pasi ushtroi dhunë fizike ndaj gruas së tij.
- Prishtinë (17:20) – Një burrë u arrestua për dhunë psikike ndaj bashkëshortes.
- Kaçanik (00:30) – Një burrë me probleme psikike-mendore u arrestua për dhunë të përsëritur ndaj bashkëshortes. Fillimisht iu dha tretman mjekësor, më pas u dërgua në mbajtje.
- Pejë (09:15) – Një burrë në gjendje të dehur sulmoi fizikisht nënën e tij. Në bastisje iu gjetën edhe substanca narkotike.
- Pejë (09:00) – Një burrë u arrestua për dhunë psikike ndaj bashkëshortes, por më pas u lirua në procedurë të rregullt.
Policia konfirmoi se të dyshuarit janë ndaluar sipas vendimit të prokurorëve, përveç një rasti që do të ndiqet në procedurë të rregullt.
KAQPATA