
Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Jori Delli, ka reaguar mbi thashethemet se lidhja e saj me reperin italian Fred De Palma ka marrë fund.
E ftuar në emisionin “E Diell”, Jori sqaroi se është ende në një marrëdhënie me Fred-in, duke hedhur poshtë aludimet e ndarjes. “Jam ende e lidhur! Kur nuk postoj disa foto në Instagram për disa javë, më pyesin: ‘Ende me Fred-in je?’. Po, ne jemi bashkë,” – tha ajo.
Ajo theksoi se mungesa e fotove të përbashkëta nuk ka të bëjë me lidhjen, por me faktin që rrjetet sociale i trajton kryesisht si pjesë të punës së saj. “Instagram-i është punë. Dua ta kem profilin tim personal, jo vetëm si ‘çift Instagram-i’,” – u shpreh modelja.
Sa i përket marrëdhënies me Fred De Palman, Jori e përshkroi atë si të shëndetshme dhe të qetë, duke theksuar se është e lumtur pranë tij. Çifti u ribashkua pas përfundimit të edicionit të dytë të BBVA, duke i dhënë një shans të ri historisë së tyre.
KAQPATA