
Një fotografi e publikuar mbrëmjen e sotme në rrjete sociale ka ngjallur shumë reagime. Në imazh shihen moderatori Meriton Mjekiqi dhe aktorja Erjola Doçi duke shkëmbyer një puthje, gjë që u interpretua menjëherë si konfirmim i një romance mes tyre.
Por sipas burimeve të AlbanianPost, fotoja nuk dëshmon një lidhje intime. Ajo është pjesë e një skene filmike që dyshja kanë xhiruar së bashku për një projekt kinematografik që po zhvillohet prej kohësh.
Në kastin e filmit është përmendur edhe Lumbardh Salihu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, duke shtuar kureshtjen e publikut për këtë produksion.
Megjithëse nuk janë dhënë detaje të tjera mbi subjektin e filmit, fotografia ka treguar fuqinë e imazhit për të ndezur debate dhe për t’u shndërruar në një fushatë virale marketingu.
KAQPATA