
Ish-futbollisti i njohur, Blerim Xhemaili, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij pas futbollit aktiv. Ai është angazhuar si analist sportiv në televizionin zviceran “Blue Sport”, ku do të komentojë ndeshjet e klubeve zvicerane në garat evropiane.
Skuadrat Basel, Young Boys dhe Lausanne janë ekipet që këtë sezon përfaqësojnë Zvicrën në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, ku tashmë Xhemaili do të sjellë analizën dhe përvojën e tij.
Përveç tij, si ekspert në këtë televizion është angazhuar edhe ish-mbrojtësi Michael Lang.
39-vjeçari Xhemaili ka një karrierë të pasur, duke luajtur për klube të njohura si Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa, Bologna dhe Zurich. Me Përfaqësuesen e Zvicrës ka zhvilluar 69 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola, duke lënë gjurmë në futbollin evropian.
KAQPATA