
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitjen e mbi 20 mijë eurove në fshatin Carrabreg i Epërm të Deçanit.
Rasti kishte ndodhur më 17 korrik 2025, kur dy persona të maskuar i morën viktimës shumën prej 20,450 euro, të cilat ishin kursimet e tij jetësore, dhe më pas u larguan në drejtim të panjohur.
Pas hetimeve intensive, policia arriti ta identifikojë njërin nga të dyshuarit më 22 shtator 2025. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.
KAQPATA