
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka propozuar që traktati New START, marrëveshja e fundit mes Moskës dhe Uashingtonit për kontrollin e armëve bërthamore, të zgjatet edhe për një vit pas 5 shkurtit 2026.
Putin paralajmëroi se lejimi i skadimit të traktatit do të sillte pasoja serioze për stabilitetin global. Ai tha se Rusia është e gatshme të respektojë kufizimet e marrëveshjes, por vetëm nëse SHBA-ja vepron njësoj.
Traktati, i nënshkruar në vitin 2010 nga Barack Obama dhe Dmitry Medvedev, kufizon arsenalet bërthamore në maksimum 1,550 koka dhe 700 raketa apo bombardues të dislokuar.
Marrëdhëniet mes dy vendeve u tensionuan pas pushtimit rus të Ukrainës, kur Moska pezulloi pjesëmarrjen në inspektimet dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Uashingtoni, por Donald Trump, i cili ka paralajmëruar bisedime të reja me Putinin, ka sugjeruar që në negociata duhet të përfshihet edhe Kina.
KAQPATA