
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen e aktorit dhe regjisorit të madh, Enver Petrovci, i cili ndërroi jetë sot në moshën 71-vjeçare.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci. Ai mbetet një ndër figurat më të shquara të kulturës sonë”, ka thënë Osmani.
Sipas saj, talenti dhe vepra e Petrovcit i dhanë artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet. Presidentja theksoi se kujtimi dhe kontributi i tij do të jetojnë përherë në skenat tona dhe në kujtesën e popullit të Kosovës.
“Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Petrovci, miqve dhe gjithë komunitetit kulturor. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Enver Petrovcin!”, tha Osmani.
KAQPATA