
Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisor i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një figurë e shquar e filmit, teatrit dhe televizionit në trojet shqiptare. Lajmin e konfirmoi familjari i tij, Amir Petrovci, duke shprehur dhimbje dhe pikëllim të madh për humbjen e tij.
Petrovci studioi fillimisht në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë dhe më pas përfundoi studimet për aktrim në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Ai u bë i njohur për rolet e tij në teatër, veçanërisht në “Atelieja 212”, dhe arriti famë në mbarë ish-Jugosllavinë.
Pas vitit 1999, Petrovci vazhdoi karrierën në Kosovë, Shqipëri dhe ndërkombëtarisht, duke lënë gjurmë në kinematografinë shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai ishte gjithashtu themelues dhe profesor i parë i degës së Artit Dramatik në Universitetin e Prishtinës, duke kontribuar në formimin e aktorëve të rinj në Kosovë.
KAQPATA