
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor 2023.
Gjatë seancës së sotme dëshmoi psikiatri Shpend Haxhibeqiri, ish-drejtor i Institutit të Psikiatrisë Forenzike të Kosovës. Ai deklaroi se gjatë ekzaminimit, Naim Murseli nuk ka shfaqur elemente të çrregullimeve mendore.
Sipas Haxhibeqirit, vlerësimet janë bërë përmes bisedave dhe vrojtimit të sjelljes së Murselit, para dhe pas veprës për të cilën akuzohet. Ai sqaroi se ekspertiza nuk është shpërndarë nga IPFK, pasi përmban të dhëna shumë sensitive.
Murseli gjatë seancës mohoi se ka pranuar ndonjëherë fajësinë gjatë ekzaminimeve. Pas dëshmisë së Haxhibeqirit, trupi gjykues dëgjoi edhe ekspertin Bujar Obertinca, i cili ka ekzaminuar të akuzuarin Granit Plava.
KAQPATA