
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë së tij janë realizuar investime të rëndësishme në Komunën e Hanit të Elezit, duke përfshirë parkun “Isa Berisha”, asfaltimin e rrugëve, ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës “Imri Curri” dhe kthimin e terminalit doganor në pronësi të shtetit. Kurti shtoi se shumë projekte të tjera do të realizoheshin po të kishte bashkëpunim më të mirë me kryetarin aktual të komunës. Për këtë arsye, Vetëvendosje mbështet kandidatin e pavarur Rufki Suma për kryetar dhe listën e 17 kandidatëve për anëtarë të Kuvendit Komunal, shumica gra, me bartëse të listës Medina Imishti. “Bashkë për më shumë çerdhe publike, banim të përballueshëm e furnizim me ujë të pijshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.
KAQPATA