
Eddie Howe pranon se Newcastle United do të ketë një mënyrë tjetër sulmuese këtë sezon pa Alexander Isak, pas barazimit 0-0 ndaj Bournemouth. Ky ishte barazimi i tretë radhazi pa gola jashtë fushe për ekipin e Howe, i cili thekson se lojtarët e tjerë duhet të marrin përsipër rolin e lënë bosh nga largimi i sulmuesit te Liverpool.
Pas transferimit prej 125 milionë paundësh të Isak, Newcastle solli shpejt Yoane Wissa dhe Nick Woltemade, ku ky i fundit u aktivizua në stadiumin Vitality, duke treguar potencial dhe efikasitet në lojën e tij. Howe shprehet optimist se skuadra po evoluon dhe shpreson që kjo ndryshim të sjellë një ekip më të fortë, megjithëse do të kërkojë pak kohë për përshtatje.
Nga ana tjetër, Newcastle ka regjistruar katër ndeshje pa pësuar gol në pesë takimet e para të sezonit, duke treguar stabilitet në mbrojtje edhe ndaj skuadrave në formë.
KAQPATA