
Një lajm i bujshëm vjen nga futbolli spanjoll, pasi Sergio Busquets pritet të konfirmojë tërheqjen nga futbolli profesionist në fund të vitit 2025, sipas raportimeve të COPE. Mesfushori legjendar i Barcelonës do të luajë muajt e fundit si profesionist për të përfunduar karrierën e tij të pasur dhe të suksesshme.
Busquets ka dhënë kontribut të madh në skuadrat ku ka luajtur, duke fituar trofe të shumtë dhe duke mbajtur një rol kyç si mesfushor. Lajmi për tërheqjen e tij vjen në një kohë kur Lionel Messi po rinovon kontratën me Inter Miami, duke vazhduar bashkëpunimin e tyre në futbollin amerikan.
KAQPATA