
Një moment historik për komunitetin shqiptar në Gjermani u shënua këtë vit, kur veshjet tradicionale shqiptare u paraqitën për herë të parë në parakalimin e Oktoberfest në Mynih, një nga festivalet më të mëdha dhe më të njohura në botë.
Përfaqësues të komunitetit shqipfolës, të mbështetur nga Shoqata “Iliria München”, parakaluan me simbolet dhe kostumet kombëtare, duke treguar pasurinë e kulturës shqiptare dhe duke u bërë pjesë e një ngjarjeje që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota.
Ky parakalim nuk vetëm që promovoi traditën dhe vlerat kulturore shqiptare, por gjithashtu forcoi lidhjet ndërkombëtare mes diasporës shqiptare dhe komunitetit gjerman.
KAQPATA