
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka konfirmuar edhe një herë formën e tij të lartë në elitën e futbollit spanjoll. Ai shënoi golin e barazimit për Mallorcan në përballjen ndaj Atletico Madridit, e cila përfundoi 1-1 në stadiumin “San Moix”.
Atletico kaloi në epërsi me golin e Conor Gallagher në minutën e 79-të, por vetëm gjashtë minuta më vonë, Muriqi reagoi me një realizim të saktë në minutën e 85-të, duke i siguruar skuadrës së tij një pikë të rëndësishme.
Ky ishte goli i katërt për “Piratit Dardan” në këtë edicion të La Ligës, duke e renditur atë shumë afër kreut të listës së golashënuesve, vetëm një gol më pak se ylli francez Kylian Mbappe. Më herët gjatë sezonit, Muriqi kishte shënuar edhe kundër Real Madridit, duke dëshmuar se është një nga sulmuesit më të rrezikshëm në kampionat.
Performanca e tij po vlerësohet lartë si në Kosovë ashtu edhe në Spanjë, ku tifozët e Mallorcas shpresojnë që Muriqi të vazhdojë me golat vendimtarë për skuadrën.
KAQPATA