
Në një tubim të mbajtur në Sllovi dhe Smallushë, kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, u prit me përkrahje të madhe nga qytetarët.



Duke falënderuar të pranishmit për mbështetjen e fuqishme, Buja tha se vizioni i tij është i qartë dhe i bazuar në projekte konkrete për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ai u zotua për investime në arsim, shëndetësi, infrastrukturë, bujqësi dhe kulturë, duke e konsideruar këtë si mënyrën më të mirë për të kthyer besimin tek institucionet lokale.
“Unë zotohem se do ta kthej ujin dhe do ta bëj jetën tuaj më të mirë. Koha e tyre ka përfunduar, është koha jonë. Fitorja është e jona!”, u shpreh Buja para qytetarëve të mbledhur.
KAQPATA