
Në Dobrajë të Madhe është mbajtur një takim madhështor i Lidhjes Demokratike të Kosovës me qytetarët, ku kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe.
Në fjalën e tij, Ahmeti theksoi se kjo mbështetje është dëshmi e qartë e besimit që qytetarët kanë ndaj vizionit dhe modelit qeverisës të LDK-së. Ai kujtoi se Dobraja tashmë ka përfituar nga investime të rëndësishme në infrastrukturë, rrugë moderne, stadium futbolli dhe së shpejti edhe ndërtimin e një çerdheje.



“Dobraja e Madhe mbetet bastioni ynë i pathyeshëm,” tha Ahmeti, duke theksuar se përkrahja e fuqishme e qytetarëve është garanci për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
KAQPATA