Në fshatin Rufc të Lipjanit është mbajtur një tubim i madh i Lëvizjes Vetëvendosje, ku morën pjesë qindra qytetarë në përkrahje të kandidatit për kryetar të komunës, Ilir Qeriqi.
Tubimi i organizuar nga Fatmir Fetahu, i cila theksoi rëndësinë e mobilizimit qytetar për ndryshimin në Lipjan. Në fjalën e tij, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u shpreh se “zemra e Vetëvendosjes në Lipjan është Rufci”, duke nënvizuar rolin e këtij fshati në mbështetjen e fuqishme për subjektin politik.

Atmosfera në Rufc u përshkua me entuziazëm dhe thirrje për unitet, duke e konsideruar këtë tubim si një sinjal të qartë të mbështetjes që Vetëvendosje gëzon në Lipjan për zgjedhjet e ardhshme.
KAQPATA