
Në tubimin e parë zgjedhor në veri të Mitrovicës, Lista Serbe nuk prezantoi programe për komunitetin serb, por u kthye në një manifestim nacionalist me retorikë të tensionuar dhe glorifikim të figurave kriminale, duke brohoritur “Të gjithë për vëlla Milanin”, në nder të kryekriminelit Milan Radojëiq.
Juristi Blerim Burjani paralajmëroi për “pasoja të mundshme në të ardhmen”, duke theksuar se deklaratat e tilla janë nxitëse të urrejtjes dhe dhunës. Ai kërkoi reagim të institucioneve të Kosovës ndaj personave të Listës Serbe që dyshohet se mund të jenë të lidhur me akte terroriste.
Kujtojmë se Lista Serbe braktisi institucionet në veri të Kosovës në vitin 2022 për shkak të zëvendësimit të targave serbe me ato të Kosovës, por u rikthye për zgjedhjet lokale në tetor. Pasi KQZ refuzoi certifikimin e tyre, PZAP urdhëroi certifikimin e partisë serbe.
KAQPATA