
Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, ka ndarë me publikun për herë të parë një foto ku shfaqet krah bashkëshortit të saj, Tedi Tase. Çifti kurorëzoi fundjavën e kaluar dashurinë me një ceremoni private në Dhërmi, ku të ftuarit ishin të pakët dhe çifti kishte kërkuar që të mos publikohej asgjë në rrjetet sociale.

Në fotografi, Besa dhe Tedi shfaqen duke mbajtur duart e njëri-tjetrit, me unaza në gishta, duke konfirmuar lidhjen e konsoliduar prej vitesh. Dasma e tyre ishte e qetë dhe private, larg syve të publikut dhe mediave.
KAQPATA