
Një aksident zinxhir me gjashtë automjete ka ndodhur pasdite në hyrje të autostradës “Ibrahim Rugova”, rreth 4 km pas daljes nga kufiri Shqipëri–Kosovë. Ngjarja filloi pas përplasjes së një automjeti të vogël me targa shqiptare me një kamionçinë tip Iveco me targa kosovare, duke shkaktuar një efekt zinxhir që përfshiu edhe katër mjete të tjera që po lëviznin drejt Prizrenit.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë kryesisht materiale. Disa automjete kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, dhe dyshohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lartë e automjetit me targa shqiptare.
Autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të menaxhuar trafikun dhe për të kryer hetimet e nevojshme.
KAQPATA