
Izraeli ka nisur zyrtarisht instalimin e një sistemi të ri mbrojtës me rreze lazer, i cili ka aftësi të neutralizojë raketa, predha mortajash, avionë dhe dronë me efikasitet të lartë dhe me kosto shumë të ulët operative.
Sipas Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, testimet e fundit kanë treguar se arma e re mbrojtëse arrin të kapë me sukses objektiva në skenarë të ndryshëm ushtarakë. Sistemet e para pritet të integrohen në mbrojtjen ajrore të vendit deri në fund të këtij viti.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, e cilësoi projektin si një “moment historik” për aftësitë mbrojtëse të Izraelit, duke theksuar se sistemi i ri, i njohur si “Rrezja e Hekurt”, kombinon precizionin me efikasitetin ekonomik, pasi neutralizimi i një droni mund të kushtojë vetëm rreth katër dollarë.
Ky zhvillim konsiderohet një hap strategjik për forcat izraelite, në një kohë kur kërcënimet ajrore në rajon janë rritur ndjeshëm.
KAQPATA