
Në Gjermani u zhvillua gara ndërkombëtare e të folurit publik “Speaker Slam”, ku morën pjesë përfaqësues nga 22 shtete. Fituesja e kësaj skene prestigjioze u shpall shqiptarja Dr. Alida Dauti Ramaj, e lindur në Shqipëri dhe e formuar akademikisht në Gjermani e Zvicër, me një fjalim që u dallua për mesazhin e tij vizionar dhe fuqinë emocionale.
“Speaker Slam” është një kompeticion unik ku çdo folës ka vetëm 240 sekonda për të përcjellë historinë e tij. Dr. Ramaj shkëlqeu me temën “Infermierët janë diamantet e jetës së tyre dhe të sistemit shëndetësor”, duke theksuar rëndësinë e fuqizimit personal dhe profesional të infermierëve si shtyllë e shëndetësisë moderne.
Ajo theksoi se vetëm kur infermierët njohin dhe përdorin talentet e tyre, ata mund të ndërtojnë një jetë të sigurt e të pavarur, duke u bërë burim force jo vetëm për veten, por edhe për pacientët. Fituesja e çmimit e cilësoi këtë arritje si një mesazh universal për infermierët shqiptarë në çdo cep të botës, që fillimisht të kujdesen për veten për të qenë të aftë të shërojnë të tjerët.

Dr. Alida Dauti Ramaj është gjithashtu autore e librave “Unë jam ëndrra ime” dhe “Macja me emrin Paraja”, si dhe krijuese e instrumenteve inovative për zhvillim personal: “Fletorja e Sukseseve” dhe “Fabrika e Shanseve”, që synojnë forcimin e vetëbesimit dhe realizimin e objektivave.
KAQPATA