
Ansambli Artistik i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” nga Ferizaj është nderuar me çmimin për performancën më të mirë në edicionin e 17-të të Festivalit Ndërkombëtar të Kulturës, i zhvilluar në Prefekturën e Ankarasë dhe më pas në Bashkinë Inegöl të Bursës, shkruan albinfo.ch.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, përgëzoi ansamblin për këtë sukses të madh, duke theksuar kontributin e tyre në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare. Përveç shfaqjeve me këngë dhe valle tradicionale, anëtarët e ansamblit zhvilluan edhe takime me drejtues vendorë dhe personalitete të kulturës turke.
Një moment i veçantë i festivalit ishte nderimi i koreografit të njohur Bajram Tahiri me titullin e veteranit të festivalit, për rolin e tij në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare.
Ky vlerësim ndërkombëtar e vendos ansamblin “Kastriotët” në mesin e grupeve më të suksesshme shqiptare në prezantimin e artit dhe kulturës në skenën botërore.


KAQPATA