
Një shtetase zvicerano-kosovare, 39 vjeçe, është dënuar nga Gjykata e Rrethit në Baden me katër vjet e gjysmë burgpasi përmes mashtrimeve u ka marrë afro një milion franga tetë personave – shtatë burra dhe një grua, raporton Aargauer Zeitung.
Sipas aktakuzës, e dënuara i kishte mashtruar viktimat duke gënjyer mbi të ardhurat dhe arsyet pse i duhej paraja, duke u premtuar se do t’i kthente. Të hollat i përdorte për lojëra fati dhe për blerjen e një ore luksoze Rolex, të cilën më vonë e kishte paraqitur si të vjedhur, edhe pse e kishte vënë peng.
Rasti ngre sërish alarmin për fenomenin e mashtrimeve financiare në Zvicër. Përveç rasteve të tilla individuale, autoritetet paralajmërojnë edhe për mashtrime të tjera të zakonshme si: “love scam” (mashtrimet përmes lidhjeve dashurore online), persona që hiqen si policë të rremë, apo ata që paraqiten si figura publike në rrjete sociale për të fituar besimin e viktimave.
Sipas raportit ndërkombëtar Global State of Scams 2024, Zvicra renditet e treta në botë për shumën mesatare që humb një qytetar si viktimë e mashtrimeve – rreth 2366 franga për person. Vetëm këtë vit, Zyra Federale për Sigurinë Kibernetike (Bacs) ka pranuar mbi 2000 raportime për reklama të rreme online.
KAQPATA