
Kapfenbergu në Austri po bëhet qendra e kulturave botërore me edicionin e radhës të “One World Festival 2025”, një ngjarje ndërkombëtare që prej tetë vitesh mbledh artistë e komunitete nga vende të ndryshme, raporton albinfo.ch. Nga një nismë modeste, festivali është kthyer në një skenë të shumëpritur, ku traditat, muzika dhe gastronomia ndërthuren në një mozaik të gjallë kulturor.
I organizuar nga shoqata “Internationaler Verein” në bashkëpunim me komunën e Kapfenbergut, programi i këtij viti përfshin performanca muzikore, vallëzime tradicionale, sfilata me kostume popullore dhe degustime të kuzhinave autentike nga mbarë bota.
Për herë të parë, Kosova do të marrë pjesë në këtë festival përmes ansamblit AKV-Anamorava nga Vitia. Ata do të ngjiten në skenë më 27 shtator në Kapfenberg, ndërsa një ditë më pas do të jenë pjesë e “Ditës Kulturore Shqiptare”në Graz, e organizuar nga shoqata “Atdheu”.
Ngjarja do të zhvillohet në sheshin kryesor të Kapfenbergut duke nisur nga ora 15:30. Organizatorët e përshkruajnë festivalin si një festë të hapur për të gjithë, ku diversiteti kulturor shndërrohet në urë miqësie dhe bashkëjetese mes komuniteteve.
Hyrja në festival është falas.

KAQPATA