
Shkencëtarët pohojnë se boronicat mund të jenë një ushqim i sigurt dhe me përfitime për foshnjat. Një studim i Universitetit të Kolorados Anschutz testoi 61 foshnja të moshës 5 deri 12 muaj, duke i dhënë disa prej tyre pluhur boronicash, ndërsa të tjerëve pluhur pa boronica. Rezultatet treguan se konsumimi i boronicave ul simptomat e alergjive, zvogëlon inflamacionin dhe përforcon sistemin imunitar.
Ekspertët shpjegojnë se antocianinat, pigmentet natyrale që u japin boronicave ngjyrën e kaltër, mbrojnë mukozën e zorrëve, ulin inflamacionin dhe favorizojnë balancimin e mikrobiomës. Kjo ndihmon në rritjen e baktereve të dobishme dhe uljen e atyre të dëmshme.
Profesoresha Minghua Tang, autore e studimit, thekson se vetëm disa kokrra boronicash në ditë mund të ndikojnë në shëndetin afatgjatë të foshnjave. “Fëmijëria e hershme është një dritare kritike për zhvillim, dhe ushqimet që prezantojmë gjatë kësaj periudhe mund të kenë efekte të qëndrueshme ndërsa fëmijët rriten”, shton Tang.
Prindërit këshillohen të prezantojnë boronicat në formë të bluara për më të vegjlit, ose të shtypura dhe të ndara në copa të vogla për fëmijët më të rritur, për të shmangur rrezikun e mbytjes.
KAQPATA