
Barcelona e Hansi Flickut do të përballet të dielën me Getafen në kuadër të xhiros së pestë të La Ligës. Ndeshja fillon në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Estadi Johan Cruyff”, pasi stadiumi kryesor “Camp Nou” është ende në rinovim. Barça renditet e dyta me 10 pikë, ndërsa Getafe është e pesta me 9 pikë, pas tri fitoreve dhe një humbjeje. Historikisht, Barcelona ka pësuar vetëm një gol në shtatë përballjet e fundit me Getafen dhe mysafirët nuk kanë fituar kurrë si mysafirë ndaj katalanasve.
Një tjetër përballje interesante është ajo e Mallorcas së Vedat Muriqit, që pret Atletico Madridin në ora 16:15. Muriqi ka shënuar tri gola këtë sezon, por Mallorca ende nuk ka fitore, duke regjistruar tri humbje dhe një barazim. Atletico ka një fitore, dy barazime dhe një humbje, me Muriqin që ka dy gola ndaj këtij ekipi.
Në Madrid, Real Madridi sfidon Espanyolin po të shtunën në ora 16:15. Reali kryeson tabelën me 12 pikë dhe katër fitore, ndërsa Espanyoli është i treti me 10 pikë, pa humbje deri më tani.
KAQPATA