
Shprehja e njohur “Në mëngjes ha si mbret” nuk është rastësi. Sipas ekspertëve, mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi aktivizon metabolizmin dhe siguron energjinë e nevojshme për përballimin e aktiviteteve të përditshme.
Një studim i fundit i publikuar në Nature Communications, i realizuar nga studiues të Inrae, Inserm, Université Sorbonne Paris Nord dhe Institutit të Shëndetit Global në Barcelonë, ka treguar se koha e konsumimit të mëngjesit ndikon drejtpërdrejt në shëndetin kardiovaskular.
Sipas tyre, ngrënia e mëngjesit herët është mbrojtëse për zemrën. Çdo orë vonesë në konsumimin e këtij vakti rrit rrezikun për probleme kardiovaskulare me 6%.
“Rekomandojmë që njerëzit të hanë mëngjesin e tyre rreth orës 08:00, për të siguruar një zemër të shëndetshme dhe jetë më të gjatë”, theksuan studiuesit.
KAQPATA