
Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e së premtes në Klinë, ku një person ka mbetur i plagosur në kokë si pasojë e një plumbi qorr.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ishte duke qëndruar në oborrin e axhës së tij në fshatin Pogragjë, kur u godit papritur nga plumbi.
Fillimisht ai u dërgua në QMF Klinë, ndërsa më pas u transferua në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se është informuar edhe prokurori i rastit, ndërkohë që njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar këtë incident, i cili është klasifikuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
KAQPATA