
Autoritetet kanadeze kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar për vrasjen e shqiptarit Paulin Harusha, i cili u gjet i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij më 13 shtator në Toronto.
Sipas mediave kanadeze, personi që dyshohet se qëndron pas ngjarjes është Meelad Tarin, 34 vjeç. Për të është lëshuar urdhër-arrest në të gjithë territorin e Kanadasë.
Hetuesit kanë zbuluar një fuoristradë që u largua nga vendi i krimit pak para se të mbërrinte policia, e cila dyshohet se lidhet me autorin. Gjithashtu, dyshimet paraprake tregojnë se viktima dhe i dyshuari mund të kenë pasur njohje të mëparshme, megjithëse kjo pritet të sqarohet gjatë hetimeve në vazhdim.
Ngjarja tronditi komunitetin shqiptar në Kanada, teksa autoritetet po vazhdojnë kërkimet për kapjen e Tarin dhe zbardhjen e plotë të motivit të vrasjes.
KAQPATA