Një 57-vjeçar nga Kosova, me inicialet A.M., ka humbur jetën pas një aksidenti trafiku në Mal të Zi.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën Podgoricë–Kolashin, kur kamioni me targa të Kosovës doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Moraça, në afërsi të qytetit Bezdan.
Trupi i viktimës u nxor të premten nga ekipet e shpëtimit. Sipas Zyrës së Prokurorit Themelor, ai është dërguar për autopsi në Qendrën Klinike të Malit të Zi.
Policia njoftoi se aksidenti ndodhi rreth orës 22:00, mes tuneleve 11 dhe 12. Për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të natës, nxjerrja e kamionit nga lumi nuk ishte e mundur menjëherë.
KAQPATA