Një fragment i pjesës së pasme të një droni rus të tipit Gerbera është gjetur pranë plazhit në fshatin Varve, në qarkun perëndimor të Ventspilsit në Letoni.
Ministri i Mbrojtjes, Andris Spruds, konfirmoi se fragmenti nuk përmbante eksploziv. Ndërkohë, kryeministrja Evika Silina tha se ka kërkuar koordinim me homologët polakë për të verifikuar nëse ky dron lidhet me ato që u panë mbi Poloni javën e kaluar.
Në Poloni, autoritetet kanë raportuar më herët gjetjen e fragmenteve të një rakete në fshatin Choiny, afër kufirit me Ukrainën, që dyshohet se ishte përdorur për rrëzimin e dronëve rusë.
Nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, ndërsa hetimet forenzike po vijojnë.
KAQPATA