Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë janë të pakuptimta, duke theksuar se Kosova ka përgjegjësi për ta pasi ata kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.
Ahmeti u shpreh se gjykimi ka nisur në mënyrë tendencioze dhe se e drejta do të dalë në shesh. Ai shtoi se ish-udhëheqësit e UÇK-së nuk janë njerëz të rëndomtë, por figura që mbajtën mbi shpatulla përgjegjësinë deri në çlirim dhe pavarësi.
Sa i përket raporteve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, Ahmeti tha se gjithmonë ka ndërtuar marrëdhënie me institucionet e Kosovës dhe nuk ka pasur kurrë raporte të këqija me to.
KAQPATA