Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë është mbajtur ceremonia ushtarake e betimit për 19 kadetët e rinj të gjeneratës 2029 të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
FSK ka bërë të ditur se kjo gjeneratë fitoi me meritë vendin në Akademinë Ushtarake, pasi përballoi me sukses sfidat e “Javës 0” dhe muajit të rekrutimit.
“Me guxim, disiplinë dhe këmbëngulje, ata dëshmuan se janë të gatshëm t’i shërbejnë atdheut. Sot, me betimin solemn, ata nisin rrugëtimin e tyre për t’u bërë udhëheqësit e së nesërmes”, thuhet në njoftimin e FSK-së.
KAQPATA