Marcus Rashford ka lëshuar një mesazh të qartë për të ardhmen e tij pas ndeshjes së Champions League, ku me dy gola të tij siguroi fitoren 2-1 për Barcelonën kundër Newcastle United.
Sulmuesi anglez, i huazuar këtë verë nga Manchester United, tregoi se është duke u përshtatur me ambientin katalanas dhe kërkoi që klubi të aktivizojë klauzolën e blerjes prej 35 milionë eurosh në fund të sezonit.
“Dua të qëndroj këtu për shumë vite. Do të shohim nëse mund ta arrij këtë. Detyra ime është të bëj punën në fushë dhe ta ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem”, deklaroi Rashford për Diario Sport.
Ai tha se ndihet i mbështetur nga trajneri Hansi Flick: “E dija që ishte një trajner i madh para se të vija, por duke punuar me të po kuptoj më shumë. Shpresoj që kjo marrëdhënie e mirë të vazhdojë gjatë gjithë sezonit.”
Barça do të kthehet në fushë më 21 shtator, ku në Estadi Johan Cruyff do të presë Getafen për sfidën e radhës në La Liga.
KAQPATA